David Alaba është i disponueshëm si lojtar i lirë dhe, sipas “Corriere dello Sport”, mbrojtësi i Real Madridit u është ofruar Juventusit dhe Milanit në Serie A.
Reprezentuesi i Austrisë i është propozuar dy gjigantëve italianë nga agjenti i tij, Pini Zahavi.
Kontrata e Alabës në “Bernabeu” skadon në fund të sezonit dhe mbrojtësi me përvojë po kërkon një fillim të ri pas problemeve të shumta me lëndime gjatë këtij sezoni.
33-vjeçari ka regjistruar vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion dhe dëshiron të gjejë një klub të ri për sezonin 2026-27.
Agjenti i tij thuhet se ia ka ofruar lojtarin disa klubeve evropiane, përfshirë Milanin dhe Juventusin.
Sipas raportit, Alaba ka tërhequr interes edhe nga liga të tjera, veçanërisht nga MLS dhe Saudi Pro League.
Gjithashtu ekziston interes nga Salzburgi, i cili po shqyrton mundësinë për ta rikthyer Alabën në Austri, në mënyrë që ai të kontribuojë në zhvillimin e lojtarëve të rinj brenda grupit “Red Bull”.