EKSKLUZIVE: Hiqet tabela e “Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve” nga ministria, reagim i ashpër nga Nafie Selmani
Një postim i ish-drejtoreshës së Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve, Nafie Selmani, ka nxitur reagime në opinion pasi ajo publikoi dy fotografi nga korridori i katit të tretë të ministrisë ku vepron kjo agjenci informon Tetovasot.
Sipas Selmanit, në fotografinë e parë shihet tabela informuese e Agjencisë, ndërsa në fotografinë e dytë ajo është larguar nga vendi ku ishte e vendosur.
Ajo ka reaguar me tone ironike ndaj zhvillimit, duke shkruar:
“EKSKLUZIVE: Foto 1 me tabelë, fotoja 2 ku është hequr tabela informuese ‘Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve’ nga korridori i katit të tretë të ministrisë ku edhe gjendet Agjencia.
Urime ‘unifikimin’ S’VLEN! 👏”
Postimi i saj është shpërndarë dhe komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa deri tani nuk ka ndonjë reagim zyrtar lidhur me arsyet e largimit të tabelës informuese.TS

