A po e përjeton Kosova më shumë paqen negative..!





Skënder MULLIQI

Ne jetojmë në kohë krize globale të konflikteve të vazhdueshme të cilat e kanë pru në pyetje paqën .A mund të shpresojmë për kohë paqësore.Sigurishtë se ekziston shpresa që kjo qmenduri më lufëtra në botë do të kalojë një ditë .Për të mbretëruar paqja , se pari duhet të shpresojmë në njerëz kompetent, të arsimuar dhe më qëllime të mira.Kjo vlen për çdo shtet të vogël siq është edhe Kosova jonë .Për një kohë të gjatë , sjellja e udhëheqësve të caktuar ka kujtuar njerëz të pa pregatitur profesionalisht dhe moralisht për profesionin fisnik të politikës.Ne kujtojmë prej mbarimit të luftës së në ballë të jetës politike dhe pushtetare patëm politikanë që u shquan më arrogancë të pa parë, të korruptuar , të dehur për pushtet , të cilët për gabimet e veta akuzojnë të tjerët.Dhe, është e quditshme së si këta njerëz arrogant të marrin gjithmonë pushtetin ?Problemi gjithmonë është se sa punohet dhe kontrollohet pushteti, se kush është në pushtet.Në Kosovë , të gjithë jemi mësuar disi të respektojmë këta njerëz të politikës, se sa ligjin !Dhe nuk është faji i vogël i joni , pse edhe kemi një gjendje të tillë jo të mirë politike dhe institucionale .Kjo tregon edhe pa pjekurin tonë politike së nuk kemi kuptuar mirë ,së më kënd kemi të bëjmë.Gjithqka ka marrë një kah primitiv.Është koha e fundit që njerëzve të cilët nuk punuan mirë për vendin për shumë kohë , të largohen nga skena politike dhe të merren më punë të tjera?Janë ende aty në vendimarrje , se ne po lejojmë të luajmë vallën sipas “ muzikës politike ” të qakorduar të tyre.Mjaftë krijuan trende negative sipas shijës së tyre . Na kan futur në destrukcion dhe simulim sipas axhendave të tyre .Kan krijuar avantazhe politike dhe pushtetare në kurriz të qytetarëve .Dhe, këto avantazhe janë duke I shfrytëzuar mirë për interesat e tyre .Kjo është duke na dërguar në rrënimin e prosperitetit ?Njerëzit e zakonshem kanë mbetur në dorë të padronëve të politikës dhe të biznesit, të cilët po i rrisin pasuritë e tyre në pa kufij.Pas gjithë këtyre ndodhive të pa mira politike , sigurishtë së as ana psikologjike e njerëzve nuk mund të jetë e mirë.Është goditje emocionale kur pas çdo palë të zgjedhjeve mbeten të njejtit njerëz në politikë dhe në pushtet.Atëherë sigurishtë që humb edhe shpresa për ndryshime , dhe njerëzit fillojnë të ndjekin një rrugë tjetër, atë të largimit nga Kosova.Kjo është e dhembshme për një shtet dhe për një komb.Edhe pse po bëhën 27 vite paqe , po përjetojmë diskriminim sistematik, nga gjuha e urrejtës , gjuha përqarëse e intolerancës , që po shkatërrojnë hapësirën publike .Këto janë pengesë e madhe e transformimit të marrdhënjve shoqërore dhe politike në vend. Kjo dëshmohet nga kontradiktat e shumta në marrëdhënien midis institucioneve dhe shoqërisë.Ka humbur mirëkuptimi politikë edhe për temat jetike .Po punohet në bazë të praktikave të përjashtimit.Këta aktorë actual politikë nuk pritet që të parandalojnë këtë situatë të krizës politike.Nuk ka mirëkuptim. Duke manipuluar , duke mos pranuar përgjëgjësitë indivuduale , aktorët kryesorë politik po i pengojnë proceset.Po e pengojnë të vërtetën dhe mu për këtë nuk kemi reforma të sistemeve…

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo