Ejup Berisha
Ka kohë që pjesëmarrja e qytetarëve në proceset politike është bërë cështje problematikedhe jo vetëmse në shtetin tone por edhe në shumë shtete tjera dhe ate për disa shkaqe dhe arsye. Pra nuk egziston vetëmse një, por në pyetje janë disa prej tyre pra bëhet fjalë për një kombinim faktorësh dhe shkaqesh të cilat janë të natyrës politike, sociale dhe ekonomike. Së pari her sot ekziston krizë besimi në raport me politikën pasiqë shumë qytetarë nuk u besojnë më institucioneve, partive politike si dhe udhëheqësve politik. Ata mendojnë se votat ose idetë dhe mendimet e tyre nuk mundësojnë shumë ndryshime, gjë që e zvogëlon motivimin e tyre për pjesmarrje. Së dyti ka situate të zhgënjimit të madhë të qytetarëve të shkatuar nga moszbatimi i premtimeve nga ana e politikanëve, nga korrupsioni i pranishëm dhe nga skandalet e shumta. Këto e kanë krijuar përshtypjen se politika u shërben kryesisht interesave të veçanta të politikanëve e jo të mirës së përgjitshme në shtet. Egzistojnë edhe faktorë të tjerë sic është edhe kompleksiteti i sistemit politik. Vendimet të cilat merren shpesh janë teknike dhe vështirë për tu kuptuar, gjë që mund ti dekurajojë qytetarët për pjesmarrje pasiqë të nejtët mendojnë se nuk janë të informuar sa duhet për këto qështje. Më tej ekziston edhe ndikimi negativ i mediave me dezinformatat të cilat i publikojnë të njejtat. Edhe pse nga njëra anë, ato e lehtësojnë shprehjen e ideve, mendimeve, bindjeve dhe koncepteve, mirëpo nga ana tjetër ato ndonjëherë përhapin informacione të rreme të cilat janë shkaktarë polarizimesh dhe ndarjesh, për shkak të konfuzioneve, cinizmit ose përçarjeve të cilat i nxisin. Më tej për demotivimin e qytetarëve që të marrin pjesë në procest politike ndikojnë edhe pabarazitë sociale dhe ekonomike, këto pra luajnë rol negativ kështuqë të njejtë në situata të pasigurta shpesh kanë më pak kohë, burime ose energji për të marrë pjesë në jetën politike. Egziston edhe një bindje apo dhe ndjenjë pafuqie pasiqë disa qytetarë besojnë se vendimet merren diku tjetër nga elitat apo dhe nga institucionet ndërkombëtare ku këta nuk mund të kenë kurrfar casjesh dhe me këtë edhe kurrfar ndikimi gjë që e zvogëlon motivin e tyre. Apo angazhimi dhe pjesëmarrja bëhet problematike në situata kur qytetarët nuk besojnë më se përfshirja e tyre ka ndikim real, apo dhe kur kushtet egzistuese nuk e lehtësojnë angazhimin e tyre.
Demokracia dhe kriza e besimit
Në politik është I rëndësishëm besimi kjo e bënë procesin e marrjes dhe zbatimit të vendimeve politike më të lehtë dhe më të thjeshtë pasiqë në masë të madhe kjo i zhdukë apo dhe i redukton kundërshtimet, fërkimet dhe konfliktet politike. Kjo e rritë edhe motivimin e qytetarëve për pjesmarrje në proceset poltike apo dhe intereimin e tyre për aktivitetin e marrjes së vendimeve. Por ripësëris aktualisht ka krizë të përfaqësimit kjo po ndodhë në demokracitë e sotme pasiqë qytetarët nuk qeverisin drejtpërdrejtë por këta i zgjedhin përfaqësuesit e tyre politik. Shumë qytetarë besojnë se politikanët të cilët i zgjedhin nuk i përfaqësojnë më vërtetë apo se vendimet e marra prej tyre në shtet ndikohen nga faktorë tjerë si nga elitat ekonomike dhe teknokratike. Kjo te ta nxit ndjenjë të pakëndëshme tradhtie ose edhe është motiv për shmangije nga pjesmarrja duke i orientuar në abstenim ose në forma tjera të shprehejs së pakënaqsisve deri te protestat. Kështuqë pjesëmarrja politike është bërë e pabarabartë për të gjithë qytetarët. Ata që janë më të arsimuar, apo ata të cilët kanë më shumë burime ekonomike janë më të informuar dhe marrin pjesë më shumë në proceset politike. Nga ana tjetër qyetarët në masë të madhe e kanë reduktuar pjesmarrjen në zgjedhje pra të njenjtët më nuk votojnë kështuqë janë më pak të përfaqësuar pasiqë ndjehen të përjashtuar nga sistemi politik. Kështuqë pjesëmarrja bëhet problematike sepse është e pabarazpeshuar, si pasojë e dobësimit të demokracisë.Edhe pse është fakt se pjesmarrja e qytetarëve në zgjedhje ua mundëson politikanëve zgjedhjen e tyre në politikë. Prandaj këta me aktivitetet, akcionet dhe sjelljet e tyre duhet të krijojnë mundësi dhe kushte për pjesmarrje më të madhe dhe më aktive të qytetarëve në politikë e jo të nxisin mospjesmarrje apo apati dhe ti demotivojnë qytetarët për pjesmarrje. Duhet bërë përpjekje për rritjen e besueshmërisë dhe rëndësisë së Demokracisë te e cila një numër I konsiderueshëm i qytetarëve e kanë humbur besimin.