Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, mijëra punëtorë të organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë marshuan në Shkup nën moton “Për pagë luftojmë – nuk lutemi”.
Protesta, e cila u zhvillua para Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, mijëra punëtorë të organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) marshuan në Shkup nën moton “Për pagë luftojmë – nuk lutemi”.
Protesta, e cila u zhvillua para institucioneve kyçe (Kuvendi, Oda Ekonomike dhe Qeveria), kishte si kërkesë kryesore rritjen e pagës minimale në 600 euro, duke e vlerësuar këtë si një domosdoshmëri për një jetë dinjitoze.
Kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, bëri thirrje për një mobilizim masiv, duke theksuar pakënaqësinë e punëtorëve ndaj standardit të ulët jetësor, mbrojtjes së dobët të të drejtave të tyre dhe qëndrimit të institucioneve ndaj kërkesave sindikale.