Bastisje në rajonin e Shkupit – gjendet “pluhur i bardhë”, arrestohet një person





Më 01.05.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Katllanovë të Shkupit, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria personin me iniciale L.D. (57).

Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tij me urdhër gjykate, janë gjetur marihuanë dhe një peshore digjitale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo