Arrestohet një i dyshuar për mashtrim prej mbi 88.000 euro, premtonte rrejshëm trajtim mjekësor jashtë vendit





Sot (30.04.2026), në pikën kufitare Tabanoc, është privuar nga liria B.K. (44) nga Prilepi.

Grand Kozmetik
Pas informacioneve të marra më parë për kryerjen e veprës penale “mashtrim”, Departamenti për polici kriminale, në bashkëpunim me SPB Strumicë – DPB Vallandovë, ka ndërmarrë masa dhe aktivitete të koordinuara për zbardhjen e rastit.

Sipas njohurive të deritanishme, në periudhën nga korriku deri në nëntor të vitit 2025, i dyshuari, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror, ka mashtruar një person nga Vallandova duke paraqitur fakte të rreme se do të ndihmonte në organizimin e trajtimit mjekësor jashtë vendit për bashkëshorten e tij.

Në këtë mënyrë, i dëmtuari në disa raste ka paguar gjithsej rreth 88.300 euro (5.549.200 denarë), ndërkohë që bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë.
I dyshuari është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjevgjelisë, ku ndaj tij është caktuar masë kujdesi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo