Sot, në cilësinë e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të DAP-it, së bashku me udhëheqësin e financave Dejanco Dejanov dhe koordinatorin e njësisë tatimore të Gostivarit, Muhamed Izeri, u realizua një vizitë në godinën e DAP-it në Gostivar, me qëllim shënimin e fillimit të punimeve për renovimin e objektit.
Ky projekt përfaqëson një investim kapital të shumëpritur për mbi 20 vite, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.