Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme për pyetje të deputetëve theksoi se askush në këtë shtet nuk është kundër përdorimit të gjuhës shqipe, si dhe kjo Qeveri nuk do të lejojë që BDI-ja të luajë me populizëm të imët në tema etnike, pasi të gjithë qytetarët vlerësohen në mënyrë të barabartë dhe jo sipas vijave etnike, kjo është një Maqedoni e re e projekteve dhe reformave.
“Askush nuk është kundër përdorimit të gjuhëve në Maqedoni të cilat i përdorin pjesë të popujve në territore të caktuara ose në mbarë territorin, në këtë rast gjuhën shqipe, e as që dikush ndonjëherë e ka kontestuar këtë.
Po jap një shembull, dje ishte për vizitë Presidenti i Konfederatës Zvicerane, dhe ndërsa ai fliste dhe drejtohej në gjuhën angleze, në prapavijë kishte përkthim në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. Kushtetuta thotë se e vetmja gjuhë në përdorim ndërkombëtar është vetëm gjuha maqedonase, por kjo nuk na pengoi. Madje edhe fjalimi im u përkthye në gjuhën shqipe, dhe kjo nuk na pengoi, as nuk do të na pengojë,” potencoi kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti.
Në lidhje me Ligjin për Gjuhët, kryeministri Mickoski theksoi se Komisioni i Venecias jep mendim dhe rekomandim në rekomandimin e tij në nenin 102, që të braktiset zbatimi i dygjuhësisë në sistemin gjyqësor dhe të kthehemi te Ligji për Gjuhët i vitit 2008, por gjithashtu se Komisioni i Venecias nuk jep mendim për kushtetutshmërinë e një ligji, por nëse ai është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
“Nëse ligji është kushtetues e thotë Gjykata Kushtetuese, të cilën këtë përbërje e zgjodhi shumica juaj, jo kjo shumicë që zgjodhi një gjyqtar kushtetues. Shumica juaj e zgjodhi këtë Gjykatë Kushtetuese. Kjo shumicë parlamentare po përpiqet të korrigjojë mangësitë që i lanë LSDM-ja dhe BDI-ja si qeveri. Kështu, në Ligjin për mbrojtje sociale u miratua një ligj që lejon që të punësuarit në kopshtet e fëmijëve provimin që duhet ta kalojnë për të qenë pjesë e sistemit parashkollor ta japin në gjuhën shqipe, gjë që ju nuk e bëtë. Nuk do t’ju lejojmë të luani me pikë të vogla mbi ndjenjat e qytetarëve, ata e kanë kuptuar këtë dhe do të flasin me zë të lartë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sepse këtë demagogji etnocentrike ata e refuzojnë”, deklaroi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski i porositi deputetit Bexheti se një politikë e tillë etnocentrike sjell vetëm rezultate negative dhe se, në vend të kësaj, në këtë shtet duhet të flitet për politika që realisht ndikojnë në jetën e njerëzve.
“Njëzet vjet nuk keni bërë asgjë, para së gjithash për shqiptarët. Por edhe ata janë të vetëdijshëm, duan të jetojnë mirë, të kenë shëndetësi më cilësore, pensione, paga, arsim më të mire, nuk u duhen këto tema. Kjo Qeveri nuk do t’ju lejojë të luani lirë me pasione të ulëta, me çështje të vogla mbi ndjenjat e shqiptarëve në Maqedoni.
Njerëzit në shekullin 21 kanë shkuar në Mars, ndërsa ju përpiqeni me populizëm të imët të mendoni se do të fitoni ndonjë pikë, por po humbni, ajo kohë ka mbaruar.
Kjo është një Maqedoni e re, në të cilën çdo qytetar kontribuon dhe përpiqet për të ardhmen e këtij vendi në mënyrë të barabartë, jo mbi bazë etnike. Kjo është një Maqedoni ndryshe, në të cilën të gjithë duam të kontribuojmë me më shumë projekte, më shumë politika dhe më shumë reforma”, ishte decid kryeministri Mickoski.