Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon hetim të menjëhershëm ndaj Burim Latifi, Drejtor i Përgjithshëm i MEPSO-s dhe kushëri i parë i Izet Mexhitit, pas vendimit ndërkombëtar që dënon shtetin të paguajë 6 milionë euro dëmshpërblim,pasojë e drejtpërdrejtë e vendimeve të tij.
Burim Latifi ka anuluar kontratën ekzistuese me kompaninë Energoinvest nga Sarajeva dhe e ka zëvendësuar me ELNOS BL DOOЕL nga Banja Luka, kompani e lidhur ngushtë me rrjetin e interesave të Milorad Dodikut.
Tribunali ndërkombëtar DAB, që vepron sipas rregullave FIDIC, i ka rrëzuar të gjitha kundërkërkesat e MEPSO-s prej 19.3 milionë eurosh dhe i ka njohur Energoinvestit të drejtën në 6 milionë euro, që do të dalin nga buxheti i shtetit nga xhepat e qytetarëve.
BDI konstaton se Burim Latifi, i emëruar në krye të një ndërmarrjeje strategjike shtetërore mbi baza familjare dhe politike, ka marrë vendime që kanë dëmtuar drejtpërdrejt interesin publik dhe kanë futur një kompani të lidhur me Dodikun në infrastrukturën kritike energjetike të një shteti anëtar të NATO-s.
BDI i kërkon Prokurorisë Publike fillimin e menjëhershëm të hetimeve penale ndaj Burim Latifi për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit shtetëror, kërkon auditim të plotë të të gjitha kontratave të nënshkruara gjatë mandatit të tij dhe pezullimin e menjëhershëm të marrëveshjes me ELNOS BL deri në sqarimin e plotë të rrethanave.
“Gjashtë milionë euro nga buxheti i shtetit janë çmimi i emërimeve politike dhe i lidhjeve me Dodikun.
“Burim Latifi duhet të japë llogari.”
Bashkimi Demokratik për Integrim

