Azir Aliu: Punësime të reja në shëndetësi sipas nevojave të institucioneve

Azir Aliu: Punësime të reja në shëndetësi sipas nevojave të institucioneve

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, thotë se të gjithë të punësuarit me kontrata në Klinikën e Fëmijëve, si dhe në institucionet e tjera shëndetësore, do të marrin vendime pune, në përputhje me nevojat e klinikave. Ai arsyetohet se situata aktuale, ku shumë punonjës janë pa vendime, është si pasojë e politikave të mëparshme, të cilat kanë çuar në largimin e një numri të madh të personelit mjekësor.

“Pra edhe në këtë klinikë edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit gjithashtu ka boshllëqe të kapaciteteve njerëzore. Në përputhje me kërkesat dhe mundësit e kapaciteteve njerëzore ju siguroj se do të punësohen aq persona sa do të ketë nevojë institucioni. Kuptohet menjëherë nuk mund ta mbulojmë këtë boshllëk për dy arsye, arsyeja e parë është se vërtet s’kemi neve edhe po të duam nuk kemi mjek të cilët janë specialistë të ndonjë fushe ku kemi nevojë, tek motrat medicinale e dini se një pjesë e atyre për fat të keq, për shkak të politik bërjes deri tani janë larguar nga shteti”, deklaroi Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.

Për mungesën e infermierëve, Aliu thotë se janë në komunikim me shkollat e mesme që përgatisin kuadro të infermierisë, me qëllim që të kenë të dhëna mbi numrin e të diplomuarve.

“Në bazë të analizave që i bëjmë në sistemin tonë, tani kemi në kohë reale në çdo spital sa ka të punësuar në bazë të këtyre analizave mundohemi që të komunikojmë me shkollat e mesme që prodhojnë kapacitete, profile të motrave medicinale dhe të shohim sa mbarojnë çdo vit që të bëjmë një projeksion tre vjeçar”, theksoi Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë shtoi gjithashtu se një pjesë e punësimeve në Spitalin e Gostivarit tashmë janë përmbyllur. Ndërsa për Tetovën, ai theksoi se procesi ende nuk ka përfunduar, pasi për shkak të ndryshimeve ligjore nuk kanë arritur të përmbyllen procedurat administrative.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo