Në Universitetin e Tetovës u mbajt Kongresi i 10 – të Ndërkombëtar i Shkencave Sociale të Aplikuara

Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tetovës, i filloi punimet Kongresi i 10-të
Ndërkombëtar i Shkencave Sociale të Aplikuara (International Applied Social Sciences Congress
X- (C-IASOS – 2026)); me temë “Rimendimi i rrezikut dhe qëndrueshmërisë në epokën e SDG-
ve”, duke mbledhur akademikë dhe studiues nga universitete të njohura ndërkombëtare.
Ky kongres u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me pjesëmarrjen e
përfaqësuesve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti i Maltës, Universiteti “Haxhi Zeka” në
Kosovë, Akademia e Studimeve Ekonomike të Moldavisë (ASEM), Universiteti Perëndimor i
Timișoara-s në Rumani, si dhe Universiteti i Rijekës në Kroaci.
Punimet e Kongresit i shpalli të hapura Prorektori për Shkencë në Universitetin e Tetovës,
Prof. Dr. Vullnet Ameti, i cili në fjalën e tij para stafit akademik dhe studiuesve  nga universitete të
njohura ndërkombëtare theksoi rëndësinë e këtij organizimi që ka për qëllim zhvillimin akademik
dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. “Fushat që mbulon ky aktivitet janë të gjera dhe përfshijnë
shkencat sociale dhe humane, shkencat e edukimit, sportit, artit, si dhe shkencat natyrore dhe
inxhinierike. Në këtë kontekst, motoja e kongresit, “Njohuri të aplikueshme për një të ardhme të
qëndrueshme”, merr një domethënie të veçantë, duke theksuar rëndësinë e lidhjes midis kërkimit
shkencor dhe nevojave reale të shoqërisë. Tema e këtij viti, “Rimendimi i rrezikut dhe
qëndrueshmërisë në epokën e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm (SDG)”, është
jashtëzakonisht relevante në një kohë kur bota përballet me sfida komplekse – nga ndryshimet
klimatike dhe krizat ekonomike, deri te transformimet digjitale dhe sfidat sociale” – tha Prof. Dr.
Vullnet Ameti.
Në vijim u referuan ligjëruesit ndërkombëtarë, të cilët sollën perspektiva të ndryshme mbi
temën qendrore të kongresit. Fillimisht, Prof. Dr. Ercan Özen nga Universiteti i Uşak-ut në Turqi
trajtoi çështjen e rimendimit të rrezikut dhe qëndrueshmërisë në epokën e SDG-ve, duke theksuar
nevojën për qasje inovative në menaxhimin e sfidave globale. Më pas, Prof. Dr. Simon Grima nga
Universiteti i Maltës prezantoi qasje të reja mbi qëndrueshmërinë, duke sjellë analiza bashkëkohore
mbi zhvillimin e qëndrueshëm në kontekst ekonomik.
Prof. Dr. Eleftherios Thalassinos u ndal në sfidat e qëndrueshmërisë në biznesin modern,
duke argumentuar pse ajo shpesh nuk trajtohet si prioritet kryesor. Ndërkohë, Prof. Dr. Gratiela G.
Noja nga Universiteti Perëndimor i Timișoara-s prezantoi mbi ndërtimin e kompanive të
qëndrueshme përmes përdorimit të energjisë së gjelbër, duke ofruar modele konkrete zhvillimi. Më
tej, Prof. Dr. Inna Romanova nga Universiteti i Letonisë trajtoi rolin e obligacioneve të gjelbra si
instrument financiar për ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme.
Në pjesën e dytë  Prof. Dr. Thomas Burkhardt nga Universiteti i Koblenzit prezantoi mbi
çështjet e tatimit dhe përfitueshmërisë së obligacioneve, ndërsa në përmbyllje, Prof. Dr. Kesra
Nermend nga Universiteti i Szczecin, së bashku me bashkautorët e tij, trajtoi procesin e
vendimmarrjes në kushte pasigurie, duke ofruar qasje analitike dhe empirike mbi këtë fenomen.
Dekani i Fakultetit Ekonomik Prof. Dr. Brikend Aziri vlerësoi se ky kongres është
 karakterizuar nga diskutime të frytshme dhe shkëmbim përvojash akademike, duke dëshmuar rolin

Njësia për protokoll dhe marrëdhënie me opinionin-Одделение за протокол и односи со јавноста-

Department for protocol and Press office
Str. Ilinden nn. 1200 Tetova, Republic of North Macedonia
www.unite.edu.mk – e-mail: [email protected]

e Fakultetit Ekonomik dhe të Universitetit të Tetovës si një qendër e rëndësishme e bashkëpunimit
ndërkombëtar dhe e zhvillimit shkencor në vend, rajon dhe më gjerë.

Në Universitetin e Tetovës u mbajt Kongresi i 10 – të Ndërkombëtar i Shkencave Sociale të Aplikuara

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo