27 vjet nga Masakra e Mejës





Sot shënohen 27 vjet nga masakra e tmerrshme që ndodhi në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999, forcat serbe ekzekutuan 376 persona. Ngjarja ka mbetur një nga momentet më tragjike të luftës së Kosovës, duke u regjistruar si një nga krimet më të mëdha të asaj periudhe.

Për të realizuar këtë krim makabër, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Në një operacion të planifikuar me kujdes, të gjitha rrugët ishin bllokuar, duke lënë vetëm dy rrugë të hapura në drejtim të Mejës.

Në mëngjesin e 27 prillit, u nis një operacion masiv që kishte si objektiv grumbullimin e djemve dhe burrave nga mosha 15 deri 60 vjeç. Ata u mblodhën në grupe dhe u ekzekutuan brutalitetin më të madh, nga forcat serbe të ushtrisë, policisë, beretat e kuqe dhe paramilitarët, ndërsa vendi ngjante me pamjet e Srebrenicës. Gjatë kësaj dite, 15 fshatra të Gjakovës u goditën, dhe të gjithë burrat dhe djemtë e këtyre fshatrave u ekzekutuan shtëpi për shtëpi.

Pas luftës, trupat e masakruar u gjetën në disa varreza masive në Kosovë, ndërsa disa të tjerë dyshohet se janë ende të fshehur në Serbi. Familjarët dhe organizatat në Kosovë kanë bërë kërkesa të vazhdueshme që trupat e të vrarëve të kthehen, por ende nuk ka pasur asnjë përparim nga autoritetet serbe në këtë drejtim.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo