Shkëndija U17 mposht liderin dhe ndez garën për titull





Skuadra U17 e KF Shkëndija vazhdon me paraqitje mbresëlënëse nën drejtimin e trajnerit Agron Memedi, duke regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat me një gol të Ylldrit Adili dhe një tjetër autogol informon Tetovasot. Kuqezinjtë triumfuan në derbin e së shtunës ndaj liderit Makedonija Gjorçe Petrov, në një përballje të zhvilluar në Tetovë.
Me këtë sukses, Shkëndija U17 ngushton diferencën në vetëm një pikë ndaj kreut të tabelës, duke e bërë edhe më të zjarrtë garën për titull deri në fund të sezonit.
Pas ndeshjes, trajneri Memedi vlerësoi maksimalisht angazhimin e futbollistëve të tij:
“Jam shumë krenar me djemtë për paraqitjen dhe karakterin që treguan. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për ne, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Gara është e hapur dhe çdo ndeshje do të jetë finale më vete,” deklaroi ai.
Shkëndija U17 tashmë shihet si një nga pretendentët kryesorë për titull, ndërsa fundi i kampionatit pritet të sjellë emocione të mëdha.Tetovasot

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo