BOMBA NGA TETOVA: “Makineria e golave” Ajet Rexhepi drejt Kroacisë – Cibalia i hap dyert super talentit të Shkëndijës!
Një tjetër histori suksesi po shkruhet nga akademia e KF Shkëndija, që vazhdon të prodhojë talente të jashtëzakonshme për të ardhmen. Super sulmuesi Ajet Rexhepi, pasi realizoi afro 30 gola në një sezon spektakolar me ekipin U16, ka marrë një ftesë të artë për të provuar veten jashtë vendit informon Tetovasot.
Rexhepi do jete këto ditë në prova te klubi kroat HNK Cibalia, një hap i madh në karrierën e tij që sapo ka nisur, por që premton shumë. Kjo është një mundësi e rrallë për të riun tetovar që të tregojë vlerat e tij në një ambient më konkurrues dhe të bëjë kapërcimin drejt futbollit ndërkombëtar.
I njohur si një qendërsulmues tipik, me instinkt të lindur për golin dhe prezencë të fortë në zonë, Rexhepi ishte një nga figurat kyçe në sezonin fantastik të gjeneratës së tij, e cila u kurorëzua me titull kampioni.
Ky zhvillim nuk është vetëm një lajm i madh për Ajetin, por edhe një dëshmi e qartë e punës cilësore që po bëhet në Shkëndijë, klub që po shndërrohet në një fabrikë të vërtetë talentesh.
Tashmë sytë janë te Kroacia, a do të jetë ky fillimi i një rruge të madhe për “bomberin” nga Tetova? Koha do ta tregojë, por një gjë është e sigurt: Ajet Rexhepi është një emër që duhet mbajtur mend.TS
