—Detyra e njerëzve të politikës , është të punojnë në interesat e qytetarëve .Në Kosovë po përdorën konfliktët ekzistuese për të mbulur interesat e tyre .Duket së derisa qytetarët të fillojnë të reagojnë , as elitat e caktuara politike nuk do ta ndiejnë nevojën për të ndryshuar sjelljën e tyre.E qytetarët po vazhdojnë të goditën si bari nga era nga të katër anët..!
Skënder MULLIQI
Pas asaj që po shohim dhe ndëgjojmë për shumë vite , politikanët janë mjeshtër të neveritshëm dhe të paskurpullt dhe mendjelehtë të pengesave opsesive drititëshkurtra dhe provincialesh, të korruptuar më shpirt të dobët, të cilëve u mungon vizioni strategjik , menquria politike dhe guximi.Kur jemi këtu të shtojmë se atyre nuk iu mungon vizioni se si të bëhën pasanik më pasuri të popullit.Politikat e tyre nuk janë iracionale, por racionaliteti i tyre është në kundërsahtim me racionalitetin e integrimit të Kosovës në BE.Kjo nxitë pyetjën logjike ,se çfarë lloj njerëzish të politikës kemi sot në vendin tonë?Kemi njerëz të cilët janë të pa vizion të daljës nga kriza politike dhe institucionale , për faktin se janë qorruar pas pushtetit.Nuk kanë ide dhe pak interesohen për iden madhore se zgjidhja e problemeve të mbrendshme që nuk janë të pakëta, do të bënte të mundur integrimin evropian të Kosovës .Po neglizhohen madje problemet themelore në funksionimin e këtij vendi.Progresi i Kosovës nuk po shihet si problem realist, por vetëm një qëndrim shoqërisht i dëshirueshem,Kësaj nuk i thonë politikëbërje, kësaj i thonë kauzipolitikë.Dëshira e popullit të Kosovës jo vetëm tash por shumë më herët ,ka qenë që të kemi integrime evropiane dhe hyrje të vendit në NATO.Elitat politike gjithnjë e më shumë po largohen nga përgjegjësia dhe premitimet ndaj qytetarëve, që nuk i përmbushën as për afër .Ne fushatat zgjedhore , gjithqka premtohet, por pak përmbushet .Kaluan gjithë këto vite dhe qytetarët sikur nuk u mësuan më rrena dhe mashtrime dhe nuk reaguan duke u besuar sërish premtimeve të reja !Shoqëria e Kosovës është e ndarë.Prandaj edhe ekzistenca e një elite të tillë vihet në pikëpyetje .Këtu megjithate duhet bërë një dallim për të mos i futur të gjithë në një thes.Kosova është një vend shumë i vogël që ti nënshtrohet eksprimenntimeve të tilla .Gjendja politike gjithnjë e më shumë po bëhët kaotike, e nganjëherë patologjike , për tema shumë të rëndësishnme për të ardhmën e vendit.Nuk mund ti shpëtojmë mendimit se elitat e caktuara janë jo efikase, kokë fortë dhe retrograde , sepse në këtë mënyrë ajo zgjatë ekzistëncën e saj në skenën politike aktualisht të kontaminuar.E kjo është shumë e pranishme në shoqëritë totalitare .Politikanët e rinjë nuk guxojnë të janë të prirur të kopjojnë medelet e vjetra politike, të cilat janë bërë pengesë drejtë vlerave evropiane , aty ku Kosova dhe shqiptarët edhe e kan vendin.Shumë njerëz të politikës këmbëngulin në kokëfortësinë e tyre , duke mos arritur të gjejnë një marrveshje politike as për disa çështje të vogla.Ata argumentojnë se nuk janë në gjendje ti kapërcejnë ndasitë, dhe atëherë bashkësia ndërkombëtare nuk mund të tolerojë pafundësisht lojërat e tilla, siq u bën për Qeveri dhe tash për President të shtetit.E kam thënë edhe një herë se për ti “qetësuar’ gjakrat mundësi e madhe dhe e vetme duket së është, që të kemi një njeri jashtë partiak për president të Kosovës.Ajo që është e nevojshme në këtë moment është harmonizmi i qëndrimeve të elitave politike , që kriza politike dhe kriza institucionale të marrin fund.Dorëheqjet nga një detyrë publike për dështime politike apo skandali sikur moti janë harruar, apo është e panjohur.Jemi bërë shoqëri në të cilën nuk ekziston parimi i përgjegjësisë politike , ku marrësit e vendimeve të mëdha nuk po i mbajnë pasojat e dështimeve të mëdha para këtyre vendimeve .Qytetarët janë mësuar aq shumë me këtë sa një situatë e tillë është bërë normale për ta. Nga ana tjetër, zyrtarët janë mësuar të bëjnë atë që duan, duke e ditur se nuk ka gjasa të përballen me pasoja për veprimet e tyre!Detyra e njerëzve të politikës , është të punojnë në interesat e qytetarëve .Në Kosovë po përdorën konfliktët ekzistuese për të mbulur interesat e tyre .Duket së derisa qytetarët të fillojnë të reagojnë , as elitat e caktuara politike nuk do ta ndiejnë nevojën për të ndryshuar sjelljën e tyre.E qytetarët po vazhdojnë të goditën si bari nga era nga të katër anët..!