Këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu, është përfshirë së fundmi në një aksident rrugor. Sipas raportimeve nga burime pranë emisionit “Prive”, këngëtarja nuk ka qenë shkaktare e aksidentit.
Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për asnjë lëndim apo problem shëndetësor për Tunën.
Deri më tani, vetë këngëtarja nuk ka reaguar publikisht lidhur me këtë incident, ndërsa pritet që në vijim të ketë një qëndrim apo sqarim nga ana e saj.