Bënin gara shpejtësie në Ferizaj, Policia gjobit 2 të rinjtë me nga 500 euro dhe ua ndalon vozitjen për një vit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka gjobitur dy shoferë të moshës 23 vjeç, dhe, 19 vjeç, pasi që të njëjtit po zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj.
Në njoftim bëhet e ditur se, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba në vlerë 500 euro, 5 pikë negative, dhe, i është ndaluar drejtimi i automjetit për 12 muaj, përcjell Gazeta Express.
”Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik”, ka njoftuar ndër tjerash policia.
Njoftimi:
Ndëshkohen dy shoferë që zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj
Ferizaj, 18.04.2026
Patrulla e stacionit policor në Ferizaj, më datën 17.04.2026, rreth orës 23:34, ka ndaluar dy shoferë të cilët po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën “Brahim Ademi ” në Ferizaj.
Shoferët me inicialet A.Q. (23 vjeç), i cili drejtonte një veturë të tipit Vovlo ngjyrë e gjelbër me targa vendore, dhe L.K. (19 vjeç), i cili po drejtonte një veturë të tipit Mercedes ngjyrë e zezë me targa vendore, janë kapur në flagrancë duke zhvilluar gara shpejtësie.
Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, ndaj tyre janë shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse – ndalim i të drejtës për të drejtuar automjetin për 12 muaj.
Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Policia do të intensifikojë kontrollet në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik, dhe fton qytetarët që të raportojnë çdo shkelje në numrat:
192
0290 326 250
0290 364 406
apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Të gjitha informacionet trajtohen me konfidencialitet të plotë.