Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor.
Sipas Trump, presidenti i Libanit, Joseph Aoun, dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu arritën marrëveshjen pasi folën me presidentin amerikan.
Armëpushimi do të hyjë në fuqi nga ora 23:00.
Ja deklarata e plotë e presidentit amerikan:
“Sapo pata biseda të shkëlqyera me Presidentin e Libanit shumë të respektuar Joseph Aoun dhe Kryeministrin e Izraelit Bibi Netanyahu.
“Këta dy udhëheqës kanë rënë dakord që për të arritur PAQEN midis vendeve të tyre, ata do të fillojnë zyrtarisht një ARMPUSHUMBIM 10-ditor në orën 5 pasdite sipas orës EST.
“Të martën, të dy vendet u takuan për herë të parë në 34 vjet këtu në Uashington, D.C., me Sekretarin tonë të Madh të Shtetit, Marco Rubio.
“Unë i kam udhëzuar Zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Rubio, së bashku me Kryetarin e Shtabit të Përbashkët, Dan Razin’ Caine, të punojnë me Izraelin dhe Libanin për të arritur një PAQE të Qëndrueshme.
“Ka qenë nderi im të zgjidh 9 luftëra në të gjithë botën, dhe kjo do të jetë e 10-ta, kështu që le ta përfundojmë! President DONALD J. TRUMP.”Ja deklarata e plotë e presidentit amerikan:
“Sapo pata biseda të shkëlqyera me Presidentin e Libanit shumë të respektuar Joseph Aoun dhe Kryeministrin e Izraelit Bibi Netanyahu.
“Këta dy udhëheqës kanë rënë dakord që për të arritur PAQEN midis vendeve të tyre, ata do të fillojnë zyrtarisht një ARMPUSHUMBIM 10-ditor në orën 5 pasdite sipas orës EST.
“Të martën, të dy vendet u takuan për herë të parë në 34 vjet këtu në Uashington, D.C., me Sekretarin tonë të Madh të Shtetit, Marco Rubio.
“Unë i kam udhëzuar Zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Rubio, së bashku me Kryetarin e Shtabit të Përbashkët, Dan Razin’ Caine, të punojnë me Izraelin dhe Libanin për të arritur një PAQE të Qëndrueshme.
“Ka qenë nderi im të zgjidh 9 luftëra në të gjithë botën, dhe kjo do të jetë e 10-ta, kështu që le ta përfundojmë! President DONALD J. TRUMP.”
