Shkruan: Merxhan Jakupi
Në tre dekadat pas komunizmit, në shtetet e Ballkanit Perëndimor, vlerat morale janë shndërruar ndërkohë në një lloj pragmatizmi përfitues. Jobesimtarë me maska janë konvertuar në besimtarë të denjë. Morali po bastardohet. Më shumë vlerësohet logjika e turmës, e bastardëve, e perversëve dhe sadistëve, sesa zëri i një intelektuali ose individi të devotshëm dhe stoik.
Më shumë se tre dekada, në parlament, institucione, pozita të larta, në televizione dhe përgjithësisht në media, shohim të njëjtit liderë, të njëjtit lajkatarë. Sipas studiuesit dhe analistit boshnjak Esat Bajtal, liderët dhe elita politike e inkriminuar dhe e korruptuar në Bosnje dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kanë kapur shtetin.
Në çdo katër vite, elektorati shndërrohet në një inxhiniering për të vjelë vota. Opozita dhe mazhoranca e dinë kush për kë do të votojë. Sa vota do të marrin nga klanet dhe grupacionet e tyre dhe nga votat e blera. Ky sindrom, virus, është përhapur edhe jashtë Ballkanit, në Hungari dhe shtete të tjera. Analisti boshnjak Esat Bajtal këtë situatë e përshkruan me një sentencë: “Ujqit shtohen, kurse delet pakohen”.
Nuk vlerësohet arti, piktura, poezia, dija, shkenca dhe arsimi. Më shumë nga ana e turmës dëgjohen dhe respektohen matrapazët, injorantët dhe bastardët. Brenda kësaj atmosfere zhgënjyese, një mjek, një ditë, në bisedë e sipër më tha: “Jam zhgënjyer dhe penduar për profesionin dhe investimin që e bëra”.
Më shumë të ardhura ka një kamarier ose një këngëtar amator për disa orë që këndon këngë tallava në dasmë, sesa një mjek ose profesor universitar për një muaj. “Kjo është absurde dhe paradoks”, më tha mjeku. Ai i sheh këto shpërfutyrime si pjesë të një dekompozii të madh politik. “Fqiu im nuk e ka të kryer deri në fund shkollën fillore. Në sezonin e dasmave, për veturën e nuses që e dekoron, për një orë fiton 300 euro, gjysmën e rrogës së një arsimtari ose të një mjeku. Absurdi dhe ironia e kësaj shoqërie dekadente, infantile dhe të pamoralshme është se akoma dalin dhe i votojnë të njëjtit liderë, politikanë, ministra dhe deputetë. Akoma, për dy-tri dekada, shoqëritë e popujve të Ballkanit nuk e kanë ndryshuar mendimin dhe mentalitetin”, thotë mjeku.
VAZHDIMI I IDEOLOGJIVE NACIONALOKOMUNISTE
Shtetet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të jenë vrima të zeza në kontinentin europian. Retorika dhe diskursi politik i liderëve dhe elitës politike vazhdon me të njëjtat klishe, metoda dhe adute. Nacionalizmi i trashëguar nga liderët nacionalokomunistë ka vazhduar te gjeneratat që kanë lindur pas shpërbërjes së ish-federatës jugosllave dhe luftërave të përgjakshme.
Liderët dhe elita politike në shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të lidhur dhe bashkëpunojnë me oligarkët dhe organizatat kriminale. Këta liderë, së bashku me oligarkët dhe organizatat kriminale, e kanë kapur shtetin. Oligarkët, së bashku me bandat kriminale, financojnë subjektet politike për të mbetur në pushtet. Po ashtu, edhe opozita, kur fiton zgjedhjet dhe mandatin për të qeverisur, oligarkët dhe organizatat kriminale vazhdojnë të futen dhe t’i korruptojnë liderët dhe elitën politike të ardhshme në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për lidership pragmatik, transparent dhe të moderuar. Këta liderë duhet të jenë pa hipoteka, pa klishe dhe të pa indoktrinuar nga idetë dhe doktrinat nacionaliste dhe ideologjike të paraardhësve të tyre, të kohës së ish-federatës jugosllave dhe Shqipërisë komuniste, të doktrinës ideologjike të prijësit komunist Enver Hoxha.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Tragjedi në Malishevë: Tre persona gjenden pa shenja jete pas zjarrit në një banesë
- Haxhiu për tragjedinë në Malishevë: Me dhimbje të thellë mora lajmin, ngushëllime familjes e të afërmve
- Shkup, nëna e rreh mësusen në mbledhje prindërore!
- Babai 35-vjeç dhe dy fëmijët 9 dhe 12 vjeç – dyshohet se humbën jetën nga shpërthimi i bomboles së gazit në banesë
- Skandal në Shkup: Nëna e rreh mësuesen gjatë mbledhjes prindërore
- Komuna e Çairit: Çdo angazhim është ligjor, transparent dhe i lidhur me punë konkrete
- Mbi 60 organizata kërkojnë pezullimin e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael
- Janevska: Agjenda reformuese na imponon ndryshime në arsimin e lartë, për këtë është e nevojshme edhe kornizë e re ligjore që po e krijojmë tani
- Arrestohet 21-vjeçari nga Reçicë e Madhe, drejtonte motoçikletë pa patentë në Tetovë
- Arbër Ademi: Hakmarrje e pastër politike ndaj Grubit. Padia duhet të hidhet poshtë, hetimi të ndalet menjëherë!