Aurelio De Laurentiis propozon revolucion në futboll: Pjesë loje më të shkurtra dhe pa kartonë

Aurelio De Laurentiis propozon revolucion në futboll: Pjesë loje më të shkurtra dhe pa kartonë

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka bërë thirrje për ndryshime radikale në futboll, duke paralajmëruar se ky sport po bëhet gjithnjë e më pak interesant për brezat e rinj.

Ai propozon që pjesët e lojës të zgjasin nga 25 minuta dhe të luhet me “kohë reale”, sipas shembullit të basketbollit, me qëllim që të përshpejtohet dinamika e ndeshjeve.

Përveç kësaj, De Laurentiis konsideron se duhet të hiqen kartonët e verdhë dhe të kuq, dhe në vend të tyre të vendosen përjashtime të përkohshme – pesë minuta për shkelje më të lehta dhe deri në 20 minuta për ato më të rënda.

Sipas tij, futbolli ka problem edhe me mungesën e golave, andaj nevojiten ndryshime në rregulla për të rritur atraktivitetin e lojës dhe për të rikthyer interesin e publikut.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo