Ali Ahmeti takon Edi Rama – Fokus bashkëpunimi dhe perspektiva evropiane





Lideri i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Shqipëria, Edi Rama, ku është diskutuar për çështje me interes të përbashkët dhe bashkëpunimin ndërshqiptar informon Tetovasot.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedonia e Veriut, Denion Meidani.

Ahmeti përmes një postimi theksoi se takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjen e vlerave kombëtare dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit transmeton Tetovasot.

“Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë, takimi me Kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim, Edi Rama. Bisedë e hapur për çështje me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit. Me përkushtim për unitet, zhvillim dhe të ardhmen tonë të përbashkët!”, ka shkruar Ali Ahmeti.

Takimi vjen në një periudhë të rëndësishme politike për rajonin, ku theksi mbetet në bashkëpunimin ndërshqiptar dhe integrimin evropian.TS

Ali Ahmeti takon Edi Rama – Fokus bashkëpunimi dhe perspektiva evropiane

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo