Gati 6 milionë euro për transferimin në verë, sulmuesi shqiptar zbulon prapaskenën





Vedat Muriqi me shumë gjasa do të jetë i Fenerbahçes për edicionin e ardhshëm. Transferimi i sulmuesit nga Kosova mund të konkretizohet për 5 deri në 6 milionë euro. Vetë dëshira e Muriqit është që të luajë në Turqi.

“Më 11 janar, mund të transferohesha te Fenerbahçe. Fola me drejtorin tonë sportiv në Majorka, por ata nuk e dhanë lejen”, u shpreh Muriqi.

31-vjeçari po kalon një sezon ëndrrash në aspektin personal. Me 19 gola e tij është i vetmi që ndjek Mbapen që regjistron 23 gola në La Liga.

Majorka rrezikon rënien, pasi është 2 pikë larg zonës së ftohtë. Në rast se ekipi përfundon në kategorinë e dytë, largimi i Muriqit do të jetë thuajse i sigurt.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo