Shkëndija U19 nuk ndalet – ekipi i Bekim Osmanit marshon drejt kreut, shkëlqen Lirijan Xheladini





Shkëndija U19 ka vazhduar serinë e fitoreve në garën për kreun e tabelës nën drejtimin e trajnerit Bekim Osmani, informon Tetovasot.

Në ndeshjen e fundit, kuqezinjtë triumfuan ndaj Pelister U19 me rezultat 2:1, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalojnë në sezonin pranveror.

Edhe këtë herë në listën e realizatorëve u regjistrua Lirijan Xheladini, i cili po kalon një formë fantastike. Pas dy golave ndaj Vardarit fundjavën e kaluar, Xheladini gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke vazhduar sezonin mbresëlënës.Golin tjeter e shenoi Genti Haziri.

Mesfushori ofensiv deri më tani ka regjistruar 24 asistime dhe 7 gola, duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të sezonit. Forma e tij dhe e gjithë skuadrës bën që sezoni pranveror të dominohet pothuajse plotësisht nga kuqezinjtë e Tetovës, informon Tetovasot.

Bekim Osmani: Skuadra po rritet nga ndeshja në ndeshje

Pas ndeshjes, trajneri Bekim Osmani u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës:

“Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Po tregojmë karakter dhe mentalitet fitues. Kjo skuadër po rritet nga ndeshja në ndeshje dhe synimi ynë është i qartë – të vazhdojmë kështu deri në fund dhe të luftojmë për kreun e tabelës.”

Shkëndija U19 po zhvillon një sezon të shkëlqyer, ndërsa seria e fitoreve dhe forma e lojtarëve kryesorë po i afrojnë gjithnjë e më shumë kuqezinjtë drejt objektivit të madh këtë sezon, informon Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo