Bayerni e mposhti Realin pas 14 vitesh dhe 9 ndeshjesh





Fitorja e Bayern Munichut në fushën e Real Madridit nuk është vetëm një sukses i rëndësishëm në funksion të kualifikimit, por e merr edhe një vlerë historike duke i parë shifrat dhe precedentët mes dy skuadrave.

Bavarezët rikthehen t’i mposhtin “Los Blancos” në një kompeticion zyrtar pas plot 14 vitesh, duke e ndërprerë një seri negative që i shihte pa fitore ndaj Realit në Champions League që nga viti 2012.

Një “mallkim” i vërtetë i thyer nga skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany, e cila i jep fund një serie prej nëntë ndeshjesh pa fitore ndaj spanjollëve (shtatë humbje dhe dy barazime).

Por të dhënat më domethënëse lidhen me peshën e kësaj fitoreje.

Në historinë evropiane, Bayern e ka kaluar turnin në 30 nga 31 raste kur ka fituar ndeshjen e parë në udhëtim — një statistikë mbresëlënëse që e tregon aftësinë e gjermanëve për ta menaxhuar avantazhin.

I vetmja përjashtim daton në sezonin 2010/11 kundër Interit.

Nga ana tjetër, Real Madridi përballet me një mision shumë të vështirë: vetëm një herë në shtatë tentativa ka arritur ta përmbysë një humbje në shtëpi në ndeshjen e parë, një precedent që daton që nga Kupa e Kupave 1970-71 kundër Wacker Innsbruck.

Shifra që tregojnë një histori të qartë: Bayerni e ka vendosur një avantazh serioz për kualifikimin.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për Real Madridin në Evropë, statistikat shpesh vlejnë deri në një pikë të caktuar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo