Asnjë shtet nuk mund të kërcënohet përgjithmonë nga jashtë ,nese nuk është minuar më parë nga brenda
—- Zhvillimet e përkeqësimit të situatës politike dhe institucionale në Kosovë, janë interesi afatgjatë i politikës serbomadhe, e cila me dekada ka kërkuar sistemakisht të kompremetojë ndërkombëtarisht luftën tonë çlirimtare , të barazojë agresorin më viktimën dhe ta portretizojë Kosovën më narrativën si shtet të dështuar.Kjo gjendje e jona e keqe politike po i përshtatët në mënyrë të përkryer projekteve pushtuese të Serbisë ndaj Kosovës…!
Skënder MULLIQI
Përballja e vendit më krizë përmanente politike dhe institucionale , është produkut i njerëzve të pa vizion, keqpërdorues të vazhdushem të pozitës shoqërore dhe politike .Këto janë pikat të cilat nuk na bashkojnë, e të cilat po e fusin vendin në një spirale shumë të rrezikshme , kur kriza globale më luftëra është duke u rrezikuar seriozisht secili shtet.Në këtë zbrazëti të madhe politike , institucionale dhe mediatike , Serbia po punon më të madhe që krizën e vetë të gjatë politike me protesta masive , ta largojë për në Kosovë, përmes strukturave paralele serbe dhe njerëzve që ende e kan logjikën e jugosllavizmit.Çështja e sigurisë në Evropën Juglindore po vijnë përseri në focus pas blerjeve të vazhdueshme të arsenalit ushtarak modern të Serbisë më rreze të gjatë veprimi, nga Izraeli dhe nga Kina.Ne si Kosovë në anën tjetër, jemi zënë më punë boshe, më vetën tonë, duke e harruar armikun shekullor serb, dhe luftën që e kemi në prag.Sipas ekspertëve Serbia po furnizohet më armatim që mund të godas në thëllësi të secilit vend në rajon. Një pjesë dermuese të njerëzve të politikës me veprimet e tyre po punojnë më vetëdije apo pa vetëdije kunder interesave të tona .Janë duke shkaktuar shqetësime të mëdha politike dhe të sigurisë.Kjo sikur po shkonë në sinkron më qëndrimin e Serbisë të cilët sistematikisht po na portretizojnë si shtet i dështuar .Përceptime kaq negative e primitive politike nuk janë pritur, së shtetin e fituam më shumë viktima njerëzore dhe dëme materjale .Serbia po zbaton një strategji të koordinuar të kriminalizimit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.E në anën tjetër ne bëjmë luftë që nuk e han as qeni , herë për formimin e Qeverisë e tash për president të shtetit.Kjo jo vetëm që është turp që nuk lahët, por populli duhet të kërkojë përgjegjësi politike dhe ligjore nga secili për veprimet katastrofike ndaj vendit të vetë.Po prodhojnë akuza, dhe kunder akuza, interpretime dhe konstruksione pseudo-morale, ndërsa politika serbe, përmes kanaleve diplomatike, organizatave ndërkombëtare, lidhjeve mediatike dhe rrjeteve të lobimit, i transformon ato në një çështje ndërkombëtare, dhe i institutalizon ato.Poshtërimet nuk po vijnë vetëm nga Serbia , por edhe nga brenda .Asnjë shtet nuk mund të kërcënohet përgjithmonë nga jashtë nese nuk është minuar më parë nga brenda.Kjo po vjenë nga paturpësia, nga pa përgjëgjësia dhe nga pa morali politikë, duke qitur interesat e vendit në plan të dytë!Zhvillimet e përkeqësimit të situatës politike dhe institucionale në Kosovë, janë interesi afatgjatë i politikës serbomadhe, e cila me dekada ka kërkuar sistemakisht të kompremetojë ndërkombëtarisht luftën tonë çlirimtare , të barazojë agresorin më viktimën dhe ta portretizojë Kosovën më narrativën si shtet të dështuar.Kjo gjendje e jona e keqe politike po i përshtatët në mënyrë të përkryer projekteve pushtuese të Serbisë ndaj Kosovës…!Deri kur se..?