Ushtarët izraelitë bastisën një xhami në Bregun Perëndimor dhe sulmuan me qen një palestinez (VIDEO)
Ushtarët izraelitë bastisën një xhami në Hebron të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe sulmuan me qen një palestinez të pambrojtur, transmeton Anadolu.
Sipas imazheve që qarkullojnë në mediat sociale, më shumë se 10 ushtarë izraelitë bastisën një xhami në qytezën Tarqumiyah, në perëndim të Hebronit.
Një burrë palestinez që po dilte nga xhamia ngriti duart lart kur pa ushtarët izraelitë ndërsa hapi derën e daljes.
Pavarësisht kësaj, ushtarët izraelitë i vërsulën qenin e stërvitur dhe pasi hynë në xhami, e detyruan burrin palestinez të shtrihej në tokë dhe e sulmuan.
Ushtarë të shumtë izraelitë u panë duke hyrë brenda xhamisë me këpucë veshur për të kërkuar diçka.