KONFLIKTI IRANIAN

KONFLIKTI IRANIAN

Savash Veliu

Një thënie profetike thotë, “Mos u miqëso me hebrenjtë ose të krishterët, sepse ata nuk do të të pranojnë nëse nuk bëhesh si ata”, ka gjetur zbatim të gjerë në shoqëritë devijante dhe të paqëndrueshme brenda fesë monoteiste. Një person që largohet nga Zoti mund t’i ngjajë me kallëp nga jashtë një njeriu, por nga brenda i mungon njerëzimi. Prandaj, vargu kuranor thotë: “Nëse dikush largohet nga feja e Zotit, ai bëhet si një kafshë dhe bie bile nën nivelin e saj!”

Tani Pyeteni veten… Pse Amerika (Pentagoni) nuk e godet Iranin, por përkundrazi e ledhaton atë?

A mbani mend, ishte Sadam Huseini ai që e shtypi dhe bëri pluhur Iranin dhe lëshoi ​​40 raketa ‘Scoot’ të prodhuara në Rusi drejt Israelit, duke thënë: “Ejani arabë, lëshoni raketën e 41-të!” Ai e bëri këtë sepse ishte fuqia më e madhe në rajon dhe nuk kish frikë as iranin as israelin!

Por ironia më e madhe është se Amerika shkatërroi Irakun në vitin 2003, kështu që pse nuk po e prek Iranin sot në të njëjtën mënyrë siç e preku Irakun? Kjo duhet të jetë një luftë e organizuar (e koordinuar) që synon shkatërrimin dhe rikolonizimin pasues të shteteve të përparuara arabe, dhe marrjen e kontrollit të burimeve të energjisë dhe kthimi i tokës së tyre në shkretëtirat beduine, apo jo? Pra, konkurrentët me Amerikën sioniste brenda Pentagonit arritën të fusin Trumpin në luftë që të vazhdon të jenë Irani dhe Israeli të vetmet vende që do shesin gaz dhe naftë në Evropë dhe në botë?! Siç mund ta shihni, edhe ushtria amerikane po saboton armët e veta për të shmangur përfshirjen në luftën e Israelit dhe të popullatës që protestojnë kundër Israelit.

Edhe më e çuditshme, Irani dhe israelito-amerikanët nuk po bombardojnë infrastrukturën strategjike të njëri-tjetrit, ata po bombardojnë vetëm infrastrukturën arabe në Ngushticën e Hormuzit [Ngushticën e Khalid ibn Walid]!? Me këto sulme, të krishterët sionist, musevitët dhe shiitët po bombardojnë qëllimisht rafineritë arabe për të krijuar një krizë energjitike në botë dhe kështu të rrisin ndjeshëm çmimet; në këtë mënyrë, ata do të rikuperojnë humbjet e tyre financiare me kosto minimale, duke nxjerrë fitime të mëdha nga përfitimet shtesë që do të fitojnë nga vendet arabe jo konkurruese që do të përjashtohen nga tregu botëror për të paktën pesë vjet. Përveç kësaj barbarie, Irani dhe Israeli po bombardojnë impiantet e shkripëzimit të ujit të detit në vendet arabe, duke i privuar popullsitë e tyre nga uji i pijshëm.

Këto janë pyetjet që duhen diskutuar, jo narrativa ideologjike të gatshme, sepse jemi lodhur prej tyre; për 50 vjet na keni thënë se Irani nuk është në luftë me Israelin sepse ata janë (një) të bashkuar!

Në këtë kontekst, mund të kujtojmë gjithashtu se dikur ekzistonte një projekt i rrugës energjetike që shtrihej nga India në Iran, Irak pastaj nga Israeli, përmes Sirisë në Greqi dhe Evropë, por ky projekt u sabotua nga Turqia, Katari dhe Arabia Saudite kur Turqia gllabëroi Sirinë dhe ndërpreu daljen e tyre në Mesdhe dhe ja sot pasoj përgjigja në këtë mënyrë barbare ndaj rafinerive të ARAMCO dhe KATAR!

Nuk është rastësi në anën tjetër të Bosforit, një anije turke nafte sulmohet dhe ekziston rreziku që tubacioni TurkStream nën Detin e Zi këto ditë të goditet është paralajmëruar nga Rusia. Kush është përgjegjës për këtë (Zelensky jehudë i dirigjuar nga Israeli), po këtu ku qëndron Rusia?

Në këtë katrahur, Turqia, Arabia Saudite dhe Egjipti duan të hapin një rrugë alternative për naftën dhe gazin duke zbarkuar në Sudan në Ngushticën e Suezit, dhe duke mposhtur forcat mercenare israelite dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe brenda Sudanit, për transportin e papenguar të naftës dhe gazit nga Arabia Saudite dhe Katari në Detin e Kuq!
Sot, shtetet e Gjirit, duke mos i besuar aleatit të tyre perëndimor, SHBA-së, e kanë kthyer vëmendjen nga Turqia për sigurinë dhe furnizimin me armë turke! Duket se fituesja e vërtetë në Lindjen e Mesme deri më tani ka qenë Turqia. Ajo e fitoi këtë luftë duke mos ndërhyrë në kurthin irano-israelit duke i mbajtur larg dhe neutral shtetet arabe.

Kjo është fenomenale dhe një shembull për të gjitha vendet e botës. Turqia iu kundërvu me sukses Qendrave botërore si Londrës ashtu edhe Pentagonit. Këtë e deklaroi dhe Donald Trump:
Mendoj se Turqia ishte shumë e mirë. Ata qëndruan larg gjërave që u kërkuam.
(Erdogan) Ai është një udhëheqës i madh… Kjo deklaratë e tij tregon se ai dëshiron negociata, jo luftë, të cilën Irani dhe Israeli po e shmangin!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo