Antonelli siguron “pole position” edhe në Suzuka





Piloti 19-vjecar italian Kimi Antonelli siguroi të shtunën “pole position” në pistën e Suzuka, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Japonisë në Formula 1. Piloti i Mercedes ishte më i shpejti në pistë, duke dhënë kohën 1’28”778, duke surprizuar me paraqitjen e tij. Kjo është gara e dytë radhazi që Antolelli arrin të sigurojë “pole”, duke treguar një formë të mirë. Antonelli arriti të lërë pas shokun e tij të skuadrës, britanikun George Russell (i dyti), ndërkohë që protagoniste rikthehet McLaren, në vendin e tretë me Oscar Piastri. Në vendin e katërt u klasifikua Charles Leclerc me Ferrari, që dukej se nuk kishte shpejtësinë e dy garave të para. Më pas u klasifikuan Lando Norris me McLaren dhe Leëis Hamilton me makinën tjetër Ferrari, por pa mundur të duelojnë për “pole”. Në “top-10” makinat më të shpejta edhe Pierre Gasly (Alpine), Isack Hadjar (Red Bull), Gabriel Bortoleto (Audi) dhe Arvid Lindblad (RB). Zhgënjen Max Verstappen, që do ta nisë garën nga vendi i 11-të pas deklaratave se makina e tij ishte e vështirë për t’u pilotuar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo