Talenti nga Kërçova, Endrit Asani debuton me Shqipërinë U19





Endrit Asani, 17 vjeç, i lindur në Zvicër dhe me origjinë nga fshati Dllapkindoll i Kërçovës, po vazhdon të bëjë hapa të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike.

Aktualisht ai jeton në Lozanë të Zvicrës, ku është pjesë e skuadrës U21 të klubit të Lozanës. Së fundmi është arritur një marrëveshje ndërmjet klubit të tij dhe Federatës së Futbollit të Shqipërisë, sipas së cilës Asani do të përfaqësojë Kombëtaren U19 të Shqipërisë.

Mesfushori i ri ka zhvilluar sot edhe ndeshjen e tij të parë me fanellën kuqezi, në përballjen e Shqipërisë U19 kundër Luksemburgut U19, duke shënuar kështu debutimin e tij në arenën ndërkombëtare.

Ky është një hap i rëndësishëm për talentin e ri, i cili pritet të jetë një emër premtues për të ardhmen e futbollit shqiptar.

Talenti nga Kërçova, Endrit Asani debuton me Shqipërinë U19

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo