Klubi i futbollit Pallatica, që garon në ligën komunale, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen mediatike duke nderuar gazetarin sportiv Buran Musliu nga kanali “Sporti Sot” informon Tetovasot.
Në një gjest simbolik, drejtuesit e klubit i dhuruan një bluzë me emrin e kanalit “Sporti Sot”, si shenjë falënderimi për përkushtimin dhe prezencën e vazhdueshme të gazetarit në çdo ndeshje të zhvilluar nga Pallatica.
Nga klubi theksuan se mbështetja mediatike është shumë e rëndësishme për promovimin e futbollit lokal dhe se kontributi i Musliut ka ndihmuar që ndeshjet dhe puna e ekipit të marrin vëmendjen e merituar.
Ky veprim tregon bashkëpunimin e ngushtë mes sportit dhe medias, duke vlerësuar rolin e gazetarëve në zhvillimin dhe afirmimin e klubeve lokale.TS