Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen e rëndësishme kundër Danimarkës, në kuadër të vazhdimit të rrugëtimit drejt Kampionatit Botëror shkruan Tetovasot.
Selektori do të ketë në dispozicion 28 lojtarë, ndërsa në mesin e tyre janë tre emra që për herë të parë do të veshin fanellën e përfaqësueses: mbrojtësi i Borac Banja Luka, Sebastian Herrera, mbrojtësi i KF Shkëndija, Imran Fetai dhe sulmuesi i Seattle Sounders FC, Danny Musovski.
Në listë janë rikthyer edhe disa futbollistë me përvojë që për një periudhë kishin munguar, si Boban Nikolov nga FK Vardar, Ljupçe Doriev që aktivizohet në kampionatin e Uzbekistanit, si dhe Egzon Bejtulai nga FC Drita.
Pjesë e stafit teknik në këtë përballje shumë të rëndësishme është edhe Erhan Selimi, në rolin e ndihmës selektorit. Selimi vazhdon të dëshmojë profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, duke qenë një vlerë e shtuar për përfaqësuesen. Kontributi i tij në organizimin dhe përgatitjen taktike të skuadrës vlerësohet si shumë i rëndësishëm në këtë fazë vendimtare.
Me këtë përbërje dhe energji të re, ëndrra e Maqedonisë së Veriut për të qenë pjesë e Kampionatit Botëror vazhdon të mbetet e gjallë.Tetovasot