Harry Kane i Bayern Munich po kryeson garën për “Këpucën e Artë” në Evropë për sezonin 2025/26, duke krijuar një avantazh të dukshëm mbi rivalët e tij.
Anglezi ka shënuar 31 gola në kampionat (62 pikë), ndërsa sulmuesi i Real Madrid, Kylian Mbappé, ndodhet i dyti me 23 gola (46 pikë).
Në vendin e tretë renditet Erling Haaland i Manchester City me 22 gola (44 pikë).
Ndërkohë, në garë mbeten edhe emra të tjerë si Igor Thiago (19 gola, 38 pikë), Vedat Muriqi (18 gola, 36 pikë) dhe Deniz Undav (18 gola, 36 pikë), megjithatë diferenca me kreun mbetet e ndjeshme.
Sistemi i renditjes për “Këpucën e Artë” bazohet në koeficientë, ku golat e shënuar në pesë ligat më të forta evropiane shumëzohen me 2.
Ndërsa në kampionate si ato të Portugalisë, Turqisë dhe Holandës aplikohet një koeficient 1.5.
Ky sistem u mundëson lojtarëve si Paul Onuachu (21 gola, 31.5 pikë) dhe Vangelis Pavlidis (21 gola, 31.5 pikë) të renditen në mesin e dhjetë më të mirëve, pavarësisht se nuk luajnë në ligat elitare.
Me formën aktuale, Harry Kane shihet si favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim prestigjioz në fund të sezonit.