“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e motivuar”, te Sllovakia po frikësohen nga ndeshja me “Dardanët”
Mbrojtësi sllovak Martin Valjent ka folur për rikthimin e tij te Kombëtarja e Sllovakisë dhe për përballjen e ardhshme ndaj Kosovës, duke veçuar edhe marrëdhënien e tij me Vedat Muriqin.
Valjent, i cili numëron 18 paraqitje me Sllovakinë, ka qenë pjesë e pesë ndeshjeve nën drejtimin e trajnerit Calzona, por pa u aktivizuar asnjëherë.
“Është kënaqësi që mund të jem sërish këtu dhe me djemtë. Është një emocion pozitiv që mbizotëron dhe jam i lumtur, është një nder i madh.”
“Folëm me trajnerin Calzona në telefon të mërkurën, patëm një bisedë konstruktive”, u shpreh Valjent, duke refuzuar të zbulojë arsyet e mungesës së tij të gjatë.
Sllovakia ende nuk është përballur me Kosovën, e cila është anëtare e FIFA-s që nga viti 2016 dhe ndodhet në vetëm kualifikueset e treta për Kupën e Botës. Megjithatë, Valjent njeh mirë një nga lojtarët kryesorë të Kosovës, pasi është bashkëlojtar me Vedat Muriqin te Mallorca.
“Përveç se është bashkëlojtar, ai është edhe miku im. Një nga më të mirët në jetën futbollistike. Ata janë shumë të motivuar për këtë duel, ai është një sulmues i fuqishëm dhe ndoshta lojtari më i mirë me kokë që kam parë ndonjëherë”.
“Skuadra e Kosovës dhe ajo e Mallorcës janë të ndryshme, nuk e di çfarë roli ka atje, por për ne ai është shumë i rëndësishëm”.
“Ai është një lojtar i madh, i gjatë dhe shumë i fortë fizikisht, por si personalitet është krejt e kundërta. Një djalë i mirë, familjar dhe modest. Nuk ka pasur një karrierë apo jetë të lehtë dhe kjo thotë shumë për të”.
Kombëtarja e Kosovës ende nuk ka marrë pjesë në ndonjë turne madhor, me arritjen më të madhe që mbetet play-off-i për Euro 2020. Sipas Valjent, motivimi i sllovakëve mbetet shumë i lartë për këtë sfidë.
“Është e vështirë të krahasosh, do të duhej të analizoja më shumë atë skuadër. Por gjëja kryesore është që ekipi ynë është jashtëzakonisht i motivuar dhe progresi mund të jetë diçka fantastike. Ky grup njerëzish meriton diçka kaq të bukur,” përfundoi ai.
Kujtojmë, sfida mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten nga ora 21:00./Telegrafi/