E kryer! Fabrizio Romano konfirmon se Antoine Griezmann largohet nga Atletico Madrid, befason me klubin e ri
Sulmuesi francez Antoine Griezmann pritet të mbyllë kapitullin e tij te Atletico Madridi, duke u larguar nga klubi pas shumë sezonesh të suksesshme në La Liga.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, marrëveshja tashmë është e kryer – për kalimin e Griezmann te Orlando City. Transferimi pritet të realizohet në verën e vitit 2026, menjëherë pas përfundimit të kontratës së tij me “Los Colchoneros”.
Ndërkohë, raportohet se francezi do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara gjatë pauzës ndërkombëtare, një lëvizje që lidhet me finalizimin e këtij transferimi dhe ambientimin me klubin e ri.
Griezmann iu bashkua Atletico Madridit më 29 korrik 2014, ku u shndërrua shpejt në figurën kryesore të sulmit dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë moderne të klubit.
Në vitin 2019 ai bëri kalimin te Barcelona, por pas dy sezonesh u rikthye sërish në Madrid, ku vazhdoi të ishte një nga liderët e skuadrës.
Tani, pas një periudhe të gjatë në futbollin evropian, ai duket gati për një aventurë të re në MLS me Orlando City.
🚨💣 BREAKING: Antoine Griezmann to Orlando City, here we go! Verbal agreement in place for French star to join MLS side.
Agreement on deal for July 2026, free transfer from Atlético.
After deal for March rejected, agreement done for summer. Griezmann will travel this week to… pic.twitter.com/e3Nb3Ienjx
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 23, 2026