Lajm i tmerrshëm për Kosovën, Leon Avdullahu mungon ndaj Sllovakisë shkaku i lëndimit





Mesfushori Leon Avdullahu nuk do të jetë në gjendje të luajë për Kombëtaren e Kosovës ndaj Sllovakisë.

Trajneri i Hoffenheimit Christian Ilzer në konferencë për shtyp ka dhënë lajmin e hidhur se lojtari është lënduar në stërvitje.

Ai deklaroi se Avdullahu do të jetë jashtë fushës për disa javë, kurse mbetet të shihet se kur do të rikthehet.

“Fatkeqësisht, Leoni e ka lënduar vetën këtë javë. Ai ka marrë një lëndim muskulor dhe do të jetë jashtë fushës për disa javë. Sidoqoftë, nuk jam doktor prandaj nuk do të hyjë në shumë detaje”.

“Nuk mund të them saktësisht për sa kohë do të jetë ashtë, por pritet të jetë gati për pjesën e mbetur të sezonit. Ai ka luajtur rol kyç, prandaj do të kemi sfidë për të gjetur zgjidhje këtë javë. Mungesa e tij është goditje për sistemin tonë, ai gjithashtu ka luajtur rol kyç edhe në aspektin defansiv”, deklaroi ai.

🔜 #RBLTSG
— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) March 19, 2026
Kujtojmë, lista e Kosovës bëhet publike të premten derisa më 26 mars e zhvillojmë përballjen gjysmëfinale ndaj Sllovakisë, në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo