Snopçe: Propozimi për kryeprokuror, vazhdimësi e një sistemi të dështuar të drejtësisë





Aleanca për Shqiptarët vlerëson se propozimi për kryeprokuror përfaqëson një “déjà vu” dhe një vazhdimësi të pandryshuar të funksionimit të sistemit të drejtësisë në vend. Sipas kësaj partie, pavarësisht ndryshimeve të qeverive, drejtësia ka mbetur e njëjtë dhe pa rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, thekson se përvojat e kaluara, përfshirë edhe funksionimin e prokurorisë speciale, kanë dëshmuar dështim dhe humbje të besimit publik. Ai shton se qytetarët sot kanë pak besim se emërimi i ri do të sjellë ndryshim real në sistem.

Sipas tij, ekziston rreziku që kryeprokurori i ri të jetë nën ndikim politik dhe të mos veprojë në mënyrë të pavarur. Ai gjithashtu rikujton se prokuroria ka dështuar të trajtojë raste të ndjeshme dhe ka heshtur përballë proceseve të montuara politike, si “Monstra” dhe “Alfa”.

Nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se pa reforma të thella dhe pa një sistem të drejtësisë të pavarur, qytetarët do të vazhdojnë të përballen me mungesë besimi dhe drejtësi selektive.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo