Ilir Hasani: “Ata që ishin kundër ndërtimit të spitalit Modular në Tetovë sot po akuzohen” (VIDEO)





Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani, në një sot në Kuvend ka folur për rastin e spitalit modular në Tetovë, duke theksuar se ky mbetet një nga rastet më të ndjeshme dhe më të diskutuara në vend.

Ai ka theksuar se ekziston një paradoks në gjithë procesin, duke deklaruar se pikërisht ata që kanë qenë kundër ndërtimit të spitalit modular, sot janë ndër ata që po akuzohen.

“Rasti i spitalit modular në Tetovë është një nga rastet më të ndjeshme dhe më të rënda që ka ndodhur në vendin tonë. Ne konsiderojmë që duhet të ketë zbardhje të plotë të këtij rasti dhe të ketë përgjegjësi.
Ajo që është paradoksale në gjithë këtë situatë është se ata që kanë qenë kundër ndërtimit të spitalit modular, sot po akuzohen për këtë çështje” tha Hasani

Sipas tij, rasti duhet të zbardhet plotësisht dhe drejtësia duhet të vihet në vend, pa ndikime politike dhe me transparencë të plotë për qytetarët.

“Prandaj, institucionet duhet të veprojnë me përgjegjësi të plotë dhe transparencë, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend dhe qytetarët të kenë besim në sistem.” u shpreh deputeti i BDi-së./TS/

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo