Bayern Munich ka fituar bindshëm edhe në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Atalantas.
Pasi triumfoi në Angli 1:6 javën e kaluar, sonte në “Allianz Arena”, Bayern Munich fitoi 4:1, duke avancuar lehtësisht në çerekfinale.
Kane me dy gola dhe Karl e Diaz me nga një ishin autorët e kësaj fitoreje.
Në anën tjetër, Samardzic shënoi golin e nderit për Atalantan.
Në çerekfinale, Bayern Munich tani do të përballet me Real Madridin që mbrëmë e eliminoi Manchester Cityn.