E pazakontë/ CAF i dha fitoren në tavolinë Marokut, si kampione e Afrikës, Senegali refuzon të kthejë trofeun e fituar në fushë





Plot 58 ditë pas finales së madhe ku Senegali mundi 1-0 Marokun në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) mori vendimin për të kurorëzuar ekipin humbës.

Pas këtij vendimi, Federata Senegaleze e Futbollit u lajmërua që të kthente trofeun e fituar në Marok, por për momentin ka marrë një përgjigje negative madje është kërcënuar se do të kërkojë të drejtën e saj edhe në rrugë ligjore në CAS-in e Lozanës.

“Dua që të siguroj të gjithë senegalezët se Senegali ka të drejtë në këtë histori pasi ka fituar ndeshjen në fushë. Trofeu nuk lëviz nga vendi ynë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Senegaleze të Futbollit, Abdoulaye Sow.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo