Kuvendi sot në seancën e 94-të e zgjodhi Nenad Saveski për kryeprokuror, përcjell TV21. Zgjedhjen e Saveskit e mbështetën 66 deputetë, 2 votuan kundër, ndërsa 8 abstenuan.
Propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Saveskit para deputetëve e arsyetoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.
“Maqedonisë i nevojitet me dëshirë drejtësia dhe sundimi i ligjit. Duhet të hapen dhe të trajtohen qartë rastet që do të përmirësojnë imazhin e shtetit dhe sistemit prokurorial dhe gjyqësor”, theksoi Nikoloski në seancën e Kuvendit.
Ai shtoi se Saveski është profesionist, i dëshmuar në punën e tij dhe, siç potencoi, pa asnjë njollë në karrierën e tij profesionale.