Malaria? Qytetar nga Shkupi dhe Kumanova të infektuar pas udhëtimeve në Afrikë





Dy shtetas të Maqedonisë janë diagnostikuar me malarie pasi u kthyen nga destinacione ekzotike në Afrikë. Pacientët, të moshës midis 40 dhe 60 vjeç, janë nga Shkupi dhe Kumanova dhe kishin qëndruar në Zanzibar dhe Sierra Leone.

Ministria e Shëndetësisë njofton se të dy pacientët janë hospitalizuar dhe trajtuar në kohë në kushte spitalore, ndërsa gjendja e tyre e përgjithshme shëndetësore aktualisht është e mirë. Falë diagnozës së shpejtë, janë shmangur komplikime më të rënda dhe rreziqe shtesë për shëndetin e pacientëve.

Autoritetet shëndetësore përsërisin rëndësinë e kujdesit gjatë udhëtimeve në rajone ku malaria është e pranishme, si dhe të njohjes së hershme të simptomave për të parandaluar pasoja serioze.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo