E mashtroi përmes rrjeteve sociale, tetovarja mbetet pa para dhe pa mobilje





Më datë 16.03.2026, në ora 13:00, në SPB Tetovë, një grua 47-vjeçare nga rrethina e Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga personi S.S. nga fshati Haraçinë i Shkupit, për një shumë prej 550 eurosh.

​Sipas denoncimit, gjatë muajit shkurt të vitit 2026, ajo përmes një rrjeti social kishte kontaktuar me personin në fjalë, i cili ishte prezantuar si përfaqësues i një firme mobiliesh, dhe ishin marrë vesh për të porositur mobilie. Siç raportohet, pasi janë takuar, ajo i ka dorëzuar paratë në formë kapari (parapagesë), por shërbimi nuk është kryer dhe personi nuk është lajmëruar më në telefon.

​Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo