Parashikimi i motit: Priten reshje shiu dhe ulje e temperaturave, në vendet e larta edhe dëborë





Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë më intensive.

Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila do të jetë më e ndjeshme përgjatë luginës së Vardarit. Temperaturat e ditës do të lëvizin nga minimalja prej -1 deri në 4 gradë Celsius, deri te ajo maksimalja që do të arrijë në 15 gradë Celsius.

​Në Shkup, paraditja pritet të jetë kryesisht e vranët, ndërsa gjatë pasdites do të krijohen kushte për reshje të lehta shiu. Era do të fryjë në drejtimin juglindor me intensitet të ulët deri mesatar. Temperatura në kryeqytet do të luhatet nga 4 gradë në mëngjes deri në 13 gradë Celsius gjatë mesditës.

​Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), paqëndrueshmëria atmosferike do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Si pasojë e depërtimit të një mase ajrore më të ftohtë, reshjet e shiut në zonat malore dhe në vendet me lartësi më të madhe mbidetare pritet të shndërrohen në dëborë. Gjatë të mërkurës dhe të enjtes do të fryjë erë e përforcuar nga lindja dhe verilindja, ndërsa nga e pramtja do të mbizotërojë era veriore, duke sjellë një rënie graduale të temperaturave ditore.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo