Dy të rinj dorëzohen në polici pasi grabitën një 31-vjeçar në Tetovë





Dy të rinj janë paraqitur vetë në polici pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në një sulm dhe grabitje në Tetovë.

“Më 16.03.2026 rreth orës 01:25 në SPB Tetovë janë paraqitur B.M.(21) dhe B.M.(19) nga fshati Trebosh, të cilët sipas deklarimit paraprak së bashku me disa persona të tjerë kanë sulmuar fizikisht E.B.(31) nga Tetova dhe i kanë marrë një çantë me para dhe dokumente personale”, njofton policia.

Rasti po hetohet dhe pritet procedurë përkatëse.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo