Mbrojtja: Urban Plan Construction nuk ka kryer asnjë krim në projektin e Teatrit të Tetovës (DOKUMENT)

Nën akuzën keqpërdorim të procedurave të furnizimeve publike, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe punë të pandërgjegjshme në shërbim, në Gjykatën Themelore të Tetovës u mbajt seanca e radhës gjyqësore për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës.

Në seancën e sotme morën pjesë dy ekspertë të jashtëm, Dushanka Popova, inxhiniere dhe Jane Damjanski ekspert ekonomik.

Në dëshminë e tyre ata thanë se gjatë ndërtimit të objektit nuk ka pasur shtim të sasisë së punimeve mbi atë që është e lejuar ligjërisht, dhe se nuk ka pasur ndryshime të pozicioneve. Sipas tyre ka pasur vetëm ndryshime të vëllimit të punës, gjatë kryerjes së punimeve, në cilësinë e punimeve të paparashikuara, por që gjithnjë sipas tyre, nuk kanë ndikuar në ndryshimin e çmimit.

Portali TS ka arritur të sigurojë fjalet e palës mbjrojtëse. Sipas palës mbrojtëse, Sejdi Shahsivari dhe kompania URBAN PLAN CONSTRUCTION UPC DOOEL Tetovë kanë vepruar vetëm si realizues i punimeve.

1. Në këtë rast konkret, i pandehuri Sejdi Shahsivari dhe kompania URBAN PLAN CONSTRUCTION UPC DOOEL Tetovë kanë marrë pjesë në projekt vetëm në cilësinë e operatorit ekonomik – realizues i punimeve, pra si subjekt juridik që në bazë të kontratës me organin kontraktues ka realizuar ndërtimin sipas zgjidhjeve projektuese, dokumentacionit teknik dhe udhëzimeve të investitorit dhe mbikëqyrjes profesionale.

Procedurën për prokurim publik, sipas ligjit, e organizon dhe e zhvillon organi kontraktues, i cili përcakton kushtet e tenderit dhe përmbajtjen e kontratës.
Realizuesi i punimeve nuk ka kompetencë ligjore të ndikojë në këtë procedurë apo të marrë vendime lidhur me zhvillimin e saj.
Prandaj, nga provat del qartë se aktakuza u atribuon të pandehurve veprime që nuk janë në kompetencën e realizuesit të punimeve, gjë që përbën një interpretim të gabuar të roleve në procedurën e prokurimit publik.

2. Projekti është ndryshuar dhe reduktuar me vendim të Qeverisë për shkak të mungesës së mjeteve

Nga dokumentacioni në lëndë rezulton se gjatë realizimit të projektit për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë, Qeveria dhe institucionet kompetente kanë marrë vendim për ndryshim dhe minimizim të projektit fillestar, për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore.
Për këtë arsye është iniciuar projekti bazë për ndryshime gjatë ndërtimit, me të cilin është ripërcaktuar vëllimi i punimeve dhe është hartuar një përllogaritje e re e punimeve.
Në këto rrethana, të pandehurit i kanë realizuar punimet vetëm sipas projektit të ndryshuar dhe dokumentacionit teknik të përcaktuar nga investitori dhe institucionet kompetente.
Realizuesi i punimeve nuk ka pasur kompetencë të ndryshojë projektin vetë.

3. Faza e parë e objektit është realizuar realisht
Nga provat dhe nga mendimet e ekspertëve rezulton se faza e parë e ndërtimit është realizuar realisht në terren. Punimet ndërtimore ekzistojnë fizikisht në objekt dhe janë të konfirmuara përmes dokumentacionit teknik dhe analizave profesionale.
Kjo do të thotë se nuk bëhet fjalë për punime fiktive, por për punime reale të realizuara në kuadër të fazës së parë të projektit.

4. Projekti është një nga projektet më të rëndësishme kulturore në Tetovë
Projekti ka të bëjë me ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë, një objekt me rëndësi të veçantë për jetën kulturore të qytetit dhe rajonit.
Është një infrastrukturë kulturore e rëndësishme që duhet të sigurojë kushte për zhvillimin e artit teatror, organizimin e aktiviteteve kulturore dhe zhvillimin e veprimtarisë bibliotekare.
Në këtë kontekst është veçanërisht indikative që realizuesi i punimeve, i cili ka përmbushur detyrimet kontraktuale sipas dokumentacionit të projektit, tani përballet me aktakuzë për realizimin e këtij projekti publik.

5. Ekspertët e Prokurorisë tërhoqën konstatimet e tyre të mëparshme

Në seancën e mbajtur më 16 shkurt 2026, ekspertët e angazhuar nga Prokuroria kanë dhënë deklarata që vunë në pikëpyetje bazën e aktakuzës.

Nga dëshmitë e tyre rezultoi se:
– kontrata nuk është lidhur sipas parimit “çelës në dorë”, siç ishte pretenduar më parë;
– faturimi është bërë në përputhje me ofertat dhe dokumentacionin kontraktual;
– nuk ka dallime në çmimet e njësive të punimeve;
– rritja e vëllimit të punimeve nuk e kalon kufirin ligjor prej 30%;
– disa përllogaritje në ekspertizën e mëparshme kanë qenë të gabuara.

Sipas dokumentit të siguruar nga portali TS, nga pala mbrojtëse ekspertët e kanë tërhqeur plotësisht shtesën e tretë të ekspertizës ndërtimore, e cila ishte bërë me kërkesë të Prokurorisë për Krim të Organizuar.

Gjithashtu ata konfirmuan se:
– ka ekzistuar projekt për ndryshime gjatë ndërtimit;
– projekti i gjendjes së realizuar nuk hartohet në këtë fazë të ndërtimit;
– punimet janë realizuar realisht në objekt.

6. Ekspertiza e mbrojtjes konfirmon veprimin ligjor të të pandehurve
Ekspertët e angazhuar nga mbrojtja konfirmuan përmes analizave të tyre se të pandehurit kanë vepruar në përputhje me ligjin, kontratën dhe dokumentacionin teknik, duke realizuar punimet sipas projektit të ndryshuar dhe udhëzimeve të investitorit dhe mbikëqyrjes profesionale.

Ndryshe Seanca e sotme ka përfunduar vetëm me dëgjimin dhe marrjen në pyetje të dy ekspertëve të lartpërmendur, dhe sipas gjykatësit të lëndës, e tillë do të jetë edhe seanca e radhës ku para trupit gjykues mbrojtësve dhe prokurorit, pritet të paraqiten ekspertë të tjerë.

Edhe sot, në seancë nuk u paraqitën përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës Seanca e radhës u caktua për në 20 prill në ora 10:00.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo