QMK: Dy helikopterë të Armatës të angazhuar për shuarjen e zjarrit në malin Jabllanicë





Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se janë angazhuar dy helikopterë të Armatës për shuarjen e zjarrit në malin Jabllanicë, në rajonin e Strugës përcjell TV21. Nga QMK shtojnë se në rajonin e Strugës është evidentuar edhe një tjetër zjarr, në fshatin Bogovinë.

“Për shkak të terrenit jashtëzakonisht të vështirë dhe të paarritshëm malor, ndërhyrja nga toka ishte shumë e vështirë, prandaj u angazhuan dy helikopterë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët ofrojnë mbështetje ajrore në shuarjen e zjarrit. Në të njëjtën kohë, në rajonin e Strugës është evidentuar edhe një zjarr tjetër aktiv në fshatin Bogovicë, ku shërbimet kompetente po veprojnë me forca tokësore”, thonë nga QMK.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo