Savash Veliu
Nëse Turqia po fiton forcë mes absurditetit të imperialistëve si në të djathtë ashtu edhe në të majtë, ruan qetësinë dhe vetëkontrollin e saj diplomatik në këtë rajon të zjarrtë dhe kaotik, ajo do të luajë një rol në një skenar të ri që shtrihet nga Turkistani Lindor në Afrikë ashtu si e meriton. Jemi të lodhur nga bota perëndimore dhe sllave, e mbushur me luftëra dhe shtypje të vullnetit të lirë të popujve. Ata gjithmonë e justifikojnë fillimin e luftërave duke portretizuar terrorizmin imagjinar, që buron nga Islami ‘radikal’ dhe kërcënon botën, dhe kështu fillon demokratizimi vrastar!
Andaj ne jemi ndër ata që kërkojnë një botë paqeje dhe qetësie, dhe vetëm bota turke, e qeverisur me drejtësi të pashembullt siç ka qenë për 500 vitet e fundit, ajo mund ta ofrojë këtë rehati botës. Sot Turqia është udhëheqësi më i kërkuar në botë.
Pra kjo nuk ka të bëjë vetëm me konfliktin e Iranit; sepse ka shpërthyer një krizë globale shumë më e gjerë, shumë më e madhe. Në këtë situatë, çdo vend, përfshirë Turqinë, duhet të bëjë llogaritjet e veta përtej Iranit.
Presidenti Erdogan tha: “Turqia nuk është më Turqia e vjetër. Secili duhet të bëjë llogaritjet e veta në përputhje me rrethanat. Ne nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë që Lindja e Mesme të vihet përsëri në tryezën e operacionit, ashtu siç ishte një shekull më parë.”
Pikërisht këtu qëndrojmë.
Ky është niveli më i lartë i mendimit dhe realitetit në një shkallë gjeografike. Që tani e tutje, asnjë vend nga jashtë nuk ka dhe nuk do të ketë të drejtën të “vizatojë harta” në rajonin tonë.
Në këtë konflikt u penguan planet e orkestruara përmes Iranit të cilit frenat ia mban sionizmi, pra israeli i cili dirigjon dhe jep urdhëra iranit dhe jo vetëm iranit por dhe Emirateve të drejtuara nga sionizmi barbar. Sot, Irani, Israeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë rivalë që përpiqen të sundojnë Lindjen e Mesme duke nënkuptuar tërheqjen e bazave amerikane; ata po sulmojnë infrastrukturën strategjike arabe sunite ndërkohë dhe veten!
Me iranin nisi përçarja dhe copëtimi i tokave sunite duke vizatuar harta me kufij të ri me ndihmën amerikano-israelit!
Ata që nuk janë të vetëdijshëm për historinë e formimit të regjimit iranian gabohen rëndë. Irani është fabrikat sionist të Anglo-Francezëve.
Ndërsa Irani shiit mbështetet nga Evropa, Amerika, Israeli, Kina dhe Rusia, shtetet myslimane sunite janë pushtuar dhe shtypur nga të njëjtat vende që nga Lufta e Ftohtë. Prandaj ne pyesim: Nëse Irani ka luksin t’i mbajë leksione të gjithë rajonit sunit, pse sunitët nuk e kanë një luks të tillë? Sepse, bota imperialiste e mban botën sunite nën shtypje dhe sundim kolonial përmes sheikëve, mbretërve dhe diktatorëve, Irani nuk u pushtua kurrë dhe pse të mos jetë përsëri i pushtuar sot dhe pas konfliktit si arabët? Përgjigja qëndron këtu.
Ish-Kryeministri izraelit Naftali Bennett:
“Duhet të sigurohemi që Erdogan të mos krijojë një aleancë të re të Islamit radikal sunit, një aleancë mes tij, Julani (udhëheqësi i Sirisë), Katarit dhe Hamasit.
Ne kemi përballuar Islamin radikal shiit për dekada me radhë, dhe shpresoj që Turqia të mos zgjedhë të nxisë terror dhe islamizëm në kërkim të pushtetit.
Në fund të fundit, zgjedhja i takon Turqisë. Nëse kërkojnë paqe, ne padyshim duam paqe. Por nëse përpiqen të na rrethojnë me terror, nuk do të qëndrojmë të qetë.”
Siç mund ta shihni, Irani dhe Israeli janë baza sioniste të krijuara për të ndarë myslimanët sunitë midis tyre duke i frikësuar ata me sionizëm dhe shiizëm iranian, dhe pastaj për të plotësuar hartën e Israelit të Madh duke plaçkitur pasurinë e tyre të madhe të naftës nën etiketa të tilla si Islami radikal sunit dhe terrorizmi i Vëllazërisë Myslimane!!
E mira është sot në këto katrahura çoroditëse kanë nisur dhe hebrejt ti kujtojn osmanët me drejtësi. Kjo tregon fytyrën e vërtetë të historisë. Një hebre thotë:
Otomanët e përdorën pushtetin e tyre për drejtësi, jo për shtypje.
Ata mbrojtën si xhamitë ashtu edhe sinagogat…
Ata i lejuan njerëzit të jetonin jo sipas besimeve të tyre, por sepse ishin qenie njerëzore.
Ata që janë të larguar nga historia e tyre nuk duan ta shohin këtë të vërtetë. Por e vërteta mbetet e pandryshuar: Edhe nëse qytetërimet e ndërtuara mbi drejtësinë shemben, kujtesa e tyre mbetet për osmanët si një perandori e drejt.
Pra kjo luftë nëse zgjat me iranin do të jetë lufta e fundit e Amerikës dhe akti i fundit i agresionit të Trampit në Lindjen e Mesme. Të gjitha shenjat tregojnë për një disfatë poshtëruese në Iran.
Kjo do të shënojë fundin përgjithmonë të ëndrrës së Israelit të Madh dhe fillimin e çlirimit të vetë kryeqyteteve perëndimore nga kthetrat e lobit të fuqishëm që ka dominuar dhe tiranizuar përmes parave, ndikimit, mashtrimit dhe kërcënimeve thotë Dr. Refik Abdusselam
Ish-ministri jashtëm tunizian.
Sot, bota perëndimore është zgjuar nga gjumi. Në fakt, populli, veçanërisht pas gjenocidit në Gaza dhe konfliktit të fundit Israel-Iran, po kërkon fundin e këtij konflikti, i cili varfëron SHBA-të në kurriz të Israelit. Israeli vazhdon të thotë, pas Iranit, është radha e Turqisë! Pse? Sepse Ish-analist i CIA-s, Larry C. Johnson deklaron: Izraeli beson se nuk mund ta fitojë luftën në Iran pa përfshirjen e Turqisë kundër iranit.
A e kuptoni tani më mirë pse Erdogani është distancuar nga ky konflikt, i cili ndonjëherë nxitet nga palët e përfshira?
Poashtu një kongresmen amerikan i tha Trump: “Nëse sulmoni Turqinë, ne do të qëndrojmë me Turqinë sepse është aleati dhe vëllai ynë kundër Israelit!!!”
Dhe kështu nëse do të shpërthente një konflikt midis Turqisë dhe Israelit ose Iranit, Turqia do të fillonte një luftë botërore duke ndërhyrë ushtarakisht me njësitë e saj të këmbësorisë! Shpresojm një gjë e tillë kurrë mos ndodh!