MPB njofton datë 14.03.2026, në ora 02:40, në SPB Tetovë, nga Qendra Urgjente në Tetovë është denoncuar se M.B. (63) nga Tetova është pranuar me plagë nga goditja me mjet të mprehtë.
Pas ndërmarrjes së masave, është konstatuar se paraprakisht në një objekt në kuadër të një qendre tregtare, ai ka konsumuar alkool me personin B.I., me çrast ka nisur një debat verbal në të cilin B.I. ka përdorur një mjet të mprehtë (thikë). Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.