Sukses për Gjimnazin “7 Marsi” dhe mentoren Enkela Xhaferi: Jusra Salihi shpërblehet me Çmimin e Dytë në konkursin Shtetëror të Artit Figurativ





Në Shkup u zhvillua ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve për Konkursin e Artit Figurativ, të organizuar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Konsumatorëve informon Tetovasot.
Ngjarja u hap me fjalë përshëndetëse nga drejtoresha e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, m-r Milka Trimçevska, ndërsa të pranishmit i përshëndetën edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, si dhe guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prof. dr. Trajko Slaveski përcjellë Tetovasot.
Në këtë konkurs morën pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e mesme të Maqedonisë së Veriut me punime artistike që trajtonin temën “A është e vërtetë e gjelbër? – Greenwashing”, duke reflektuar mbi ndërgjegjësimin e konsumatorëve dhe ndikimin e marketingut në perceptimin e produkteve ekologjike.
Me shumë krenari, Gjimnazi “7 Marsi” njofton se nxënësja Jusra Salihi, nën mentorimin e prof. Enkela Xhaferi, u vlerësua me Çmimin e Dytë për punimin e saj artistik.
Me këtë rast, certifikata mirënjohjeje iu ndanë prof. Enkela Xhaferi, nxënëses Jusra Salihi, si dhe drejtorisë së Gjimnazit “7 Marsi”, për kontributin dhe përfaqësimin e suksesshëm në këtë konkurs shtetëror.
Ky sukses përbën një tjetër dëshmi të talentit dhe përkushtimit të nxënësve të gjimnazit “7 Marsi”, si dhe të punës së palodhur të mësimdhënësve në zhvillimin e kreativitetit dhe vlerave artistike tek të rinjtë.

Sukses për Gjimnazin “7 Marsi” dhe mentoren Enkela Xhaferi: Jusra Salihi shpërblehet me Çmimin e Dytë në konkursin Shtetëror të Artit Figurativ

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo